Qeveria BBV, Kristi: Dua pozicionin më të lartë
Banorët kanë nisur diskutimet e para për mënyrën e votimit dhe për ndarjen e pozicioneve për Qeverinë e Big Brother.
Bledi tha se ai dëshiron që rolin e kryeministres ta bëjë një vajzë. Sipas Deas, ai rol do i shkonte shumë Jorit.
Kjo e fundit shprehu dëshirën për tu bërë ministre turizmi, duke qenë se edhe vetë është turiste në shtëpi, të paktën kështu u shpreh ajo.
Kristi nga ana tjetër tha se dëshiron të ushtrojë pozicionin më të lartë të shtetit. Sipas tij, roli i Presidentit është minimal, kërkon diçka më tepër se aq.
Bisedat për përzgjedhjen u shoqëruan edhe me batuta nga banorët.