“Qesh mirë kush qesh i fundit”! Del foto e parë e Elsa Lilës pas lirimit

Këngëtarja shqiptare Elsa Lila e ar restuar në 16 mars në Itali me akuzën për përfshirje në grup k riminal, është liruar ditën e djeshme nga b urgu.

Lajmi është konfirmuar nga daja i saj avokati Saimir Visha në Syri tv. Visha theksoi se ai ka drekuar gjatë ditës së sotme me Lilën dhe se ndaj saj kanë rënë të gjitha akuzat.

“Jam kthyer sot nga Italia. Kam drekuar me të. Janë pushuar të gjitha akuzat. E gjitha një keqkuptim. Pafajësia e saj ka qenë që në momentet e para. Kam qenë me të. Më vjen turp që bashkëpunëtorët tanë, kanë vjellur vrer për Elsën.”-tha Visha.

Ndërkohë është publikuar dhe foto e parë e këngëtares pas lirimit, ajo është shumë e qeshur dhe me një gotë verë në duar përkrah avokatit Visha, që është edhe daja i saj.

Ndalimi i i këngëtares thabiti gjerësisht shqiptarët të cilët e njihnin këngëtaren si një figurë të pastër të skenës dhe shumë prej tyre e shihnin si idhull.

Shqiptarët u ndanë në dy grupe, njëri grup që e akuzonte dhe e cilësonte si turpi i kombit dhe tjetri që besonte në pafajësinë e saj.