Qerose dhe e padepiluar, kështu duket sot Conchita që fitoi “Eurovizionin”
Në vitin 2014, Thomas Neuwirth i njohur nga të gjithë si Conchita Wrust, u shpall fitues i “Eurovizionit”. Conchita menjëherë tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me pamjen e tij me flokë të gjatë dhe mjekër të zezë, duke u kthyer në personazhin më të komentuar. Por së fundmi ai ka postuar disa fotografi në “Instagram”, ku ka zbuluar se ka ndryshuar pamje, duke rruar kokën e tij. Me këtë look të ri, ai i ka lënë pa fjalë ndjekësit. Ndërkohë në projektin e ri që ka publikuar sot, Conchita zbulon se është fundi i “Ërust”. Mesa duket Conchita ka vendosur të heqë dorë nga personazhi i vjetër që e bëri të njohur në të gjithë botën. Në të ardhmen do të vazhdojë karrierën me emrin e tij të vërtetë Tom./Panorama Plus