Qëndroi 22 orë në det të hapur mbi një dërrasë sërfi, momenti emocionues kur shpëtohet adoleshentja (Video)
Një vajzë adoleshente ka qëndruar në det të hapur mbi një dërrasë sërfi për 22 orë.
Erica Vicente, 17 vjeç, u gjet 28 milje larg bregut në Oqeanin Atlantik, duke u mbajtur pas një dërrase sërfi. Erica kishte qenë duke u praktikuar, kur u largua nga bregu, nga erërat e forta të papritura pranë Monte Gordo, në rajonin Algarve të Portugalisë.
Një operacion i madh kërkim-shpëtimi nisi për të gjetur adoleshenten, por ata nuk patën fat. 17-vjeçarja u shpëtua kur ekuipazhi i një anije mallrash holandeze, MSC Reef, e pa atë teksa po lundronin drejt Marokut.
Ekuipazhi e tërhoqi atë në anijen e mallrave pothuajse një ditë pasi ishte zhdukur. Në pamjet e publikuara, shihet momenti kur vajza u shpëtua nga ekuipazhi të cilët folën anglisht me Ericën për të marrë të dhënat e saj dhe për të informuar autoritetet.
Ajo tani po shërohet në spitalin Faro në kryeqytetin e Algarve, Faro. Shefi i klinikës Horacio Guerreiro tha: Erica është mirë, e qëndrueshme, nuk është e dehidratuar.
Ai shpjegoi se Erica nga Setubal, në Portugali, ishte e përgjumur, por nuk kishte pësuar lëndime serioze dhe ishte në rrugën e rikuperimit të plotë.
“Është një periudhë e shkurtër rikuperimi për dikë që ka qenë nën stres ekstrem. Ajo është në monitorim, është e shoqëruar nga nëna e saj, është mirë dhe shumë e qetë. E përgëzova për rezistencën e saj, por nuk është shumë e komunikueshme. Ka kaluar kaq shumë kohë në det dhe është gjallë, është e habitshme për të gjithë, kjo vajzë është një heroinë pa dyshim”, tha mjeku Horacio Guerreiro.
Top Channel