“Qëndro e fortë”, Jennifer Lopez mbështet publikisht Britney Spears!

Jennifer Lopez i ka dërguar një mesazh mbështetjeje Britney Spears, pas përplasjeve të yllit të popit me ish-partnerin dhe babain e dy djemve të saj, Kevin Federline.

“Qëndro e fortë”, shkroi Lopez në “Instastory” teksa shpërndau një postim nga Spears, ku shfaqej një foto e dy artisteve që merrnin pjesë në MTV Video Music Awards 2001.

Spears citon J.Lo në postimin e saj teksa ajo reflekton mbi “pavarësinë” dhe “barazinë”.

“Në një botë ku ke të drejtë të përdorësh këmbët, zemrën, gojën, sytë, dhe trupin… të shprehesh sa të mundesh!!! Deklarata e pavarësisë për barazi dhe për të qenë të barabartë! As duke mos më prekur, mbuluar dhe mbajtur kundër vullnetit tim për 4 muaj !!!”, ka shkruar Spears.

Siç ka thënë dikur Jennifer Lopez, vazhdoi ajo, “Ti shikon drejt kamerës dhe i thuaj çdo vajze të vogël në botë të ngrejë zërin dhe të mos tërhiqet kurrë për t’i dhënë dritë padrejtësisë”!!! Unë jam këtu për të ndarë se liria është një gjendje shpirtërore !!! Zoti ju bekoftë të gjithëve!”. Kujtojmë se ish-burri i Spears shpërthe kundër saj, duke deklaruar se ajo nuk i trajtonte si duhet dy djemtë e tyre, duke bërë publike edhe video.