“Qendra masazhi apo shtëpi publìke”: Policia ndalon 3 vajza, pronari në kërkim

Bëhet me dije se janë ndaluar tre vajza. Dy prej të cilave menaxhere në një qendër masazhesh, 27 vjeç dhe 23 vjeç. Si dhe një 22 vjeçare, punonjëse në qendrën e masazheve, për prøstituciøn.

Njoftohet se u proceduan në gjendje të lirë, për veprën pənale “Prøstìtuciøni”, shtetasit: Z. A., 30 vjeçe, Xh. Sh., 21 vjeçe dhe A. K., 26 vjeçe, të trija banuese në Tiranë, punonjëse në qendrën e masazheve.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve, u shpall në kërkim shtetasi M. M., 47 vjeç, pronari i qendrës së masazheve, për: “Mbajtja e lokaleve për prøstìtuciøn” dhe “Shfrytëzimi i prøstìtuciønìt”.

Dy vazjat menaxhonin qendrën e masazheve në pronësi të 47 vjeçarit në rrugën “Teodor Keko”, në të cilën ishin të punësuara shtetaset S. S., Z. A., Xh. Sh. dhe A. K.

Përvec aktivitetit të regjistruar si qendër masazhesh, në këtë ambient, nga 2 menaxheret dhe 4 punonjëset (masazhatore), ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prøstìtuciønìt, i organizuar nga pronari i kësaj qendre.

Njoftimi i policisë së Tiranës tregon se qendra e masazheve ishte nën kqyrje prej kohësh. Komisariati i Policisë Nr. 6., njoftoi se øperacioni pølicor ishte i koduar “Location”.