Qëlloi me armë pas një konflikti? Pas lajmeve reagon moderatorit dhe avokati i tij: S’ka qenë në arrati! Brengosës…

Moderatori i njohur kosovar, Meriton Mjekiqi, u raportua se u vu në pranga nga policia e Kosovës, për gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë.

Mediat kosovare raportuan se ai u vu na pranga në shtëpinë e një familjari në Fushë Kosovë, ku po qëndronte në arrati.

“Në ora 22:20, policia është njoftuar për një rast, në të cilin janë përfshirë dy vetura, konkretisht drejtuesit e tyre. Rasti, sipas informatave fillestare, ka ndodhur si pasojë e mosmarrëveshjeve në trafik të drejtuesve të dy makinave. Rasti është duke u trajtuar në SP ‘Jugu’ në Prishtinë”,”– ishte njoftimi i policisë.

Megjithatë, avokati i moderatorit ka reaguar në një postim në Instagram, ku shkroi se Meriton Mjekiqi është i lirë.

Asdren Hoxha shkroi se Mjekiqi nuk është marrë kurrë një pyetje për gjuajte me armë si ende s’ka qenë në arrati.

“Meriton Mjekiqi është i lirë… Unë jam, avokat i tij edhe njoftoj opinionin se nuk është intervistur, për kurrfarë gjuajtje me armë, nuk ka qenë në arrati edhe ky lloj informimi nga mediat pa kurrfarë konfirmimi zyrtar paraprak është brengosës… Në këtë rast është provokuar gazetari në rrugë edhe kjo është e vërteta… U dridh mali e u lind miu…”– shkroi ai.

Ndërsa vetë moderatori publikoi një lajm nga IndeksiOnline në InstaStory ku raportohet: “Në vendin e ngjarjes nuk ka pasur të shtëna me armë por vetëm konfrontim me fjalë. Meritoni është marrë një pyetje dhe nuk është arrestuar”, dhe krahas fotos ai shkroi: “Lajmi i vërtetë!”

/Panoramaplus.al