Që ta dini ju Krist Aliaj ka një lidhje jashtë! Mesazhi i ndjekëses së revistës “Story” nxjerr zbuluar djalin e Robertit

Kristi Aliaj Dragot, nuk është vetëm djali i artistit Robert Aliaj, ai është dhe ‘princi’ i ‘Love Story’

Kristi se fundi ka ardhur në një rrëfim ndryshe në raportin me të atin dhe marrëdhënien me vajzat në Shqipëri.

“Është vështirë të jesh djali perfekt, ka ulje dhe ngritje gjithë kohës, ka tensione. Nuk do gënjej, ka një lloji rivaliteti, një rivalitet pozitiv, unë dua t’ja marr stafetën nga dora.

Roberti ka gjëra shumë të mira, përfaqëson një lloji progresi jo vetëm në Shqipëri por edhe në Belgjikë”, u shpreh Kristi. Ndërsa në raport me vajzat shqiptare ai foli me shumë rezerva.

“Vajzat në Shqipëri sakrifikojnë kur ju intereson dikush. Sakrifikojnë kohën, veten e tyre, ndryshe nga vajzat në Belgjikë të cilat janë më të kalkuluara. Kjo më pëlqen, por kjo sakrificë ka dhe një aspekt negativ, ato sakrifikojnë për personin e gabuar, për gjëra shumë ‘cheap’.

Ka dhe diçka tjetër, këtu në Shqipëri po flas me një femër dhe nuk e di çfarë kërkesash ka, mua më prezantohet si një qenie ndryshe dhe realisht është komplet qenie tjetër, dhe kjo më frikëson te femrat shqiptare, dy faqet që kanë, dy jetët paralele që jetojnë që është shumë e frikshme, nuk e kuptoj si jetojnë ato atë lloj jete”, u shpreh Kristi Dragot.

Por nje ndjekëse e revistës Story ka dërguar një mesazh në privat në faqen zyrtare të Instagramit, ku jep detaje që nuk diheshin për Kristin.

“Pyeteni si e ka te dashurën e vet. Që ta dini ju ka një lidhje jashte programit ky djali”, shkruan lexuesja.

Nëse kjo është e vërtetë ose jo, pritet të na e thotë vetë Kristi.www.story.al