Që nga paranojat deri tek të qeshurat: Shqiptarët na tregojnë përvojat me marijuanën

Nisur nga deklarata e Diola Dostit për konsumimin e vajit të kanabisit që e ndihmoi për të mbetur shtatzënë, pyetëm ndjekësit për përvojën e parë kur konsumuan marijuanë dhe na dhanë këto përgjigje:

“Seksi perfekt”

“Hera e parë, e provova me burrin. E fiksova fare se i thoja më rreh zemra shumë shpejt”

“U fiksova t’i vidhja limonët komshiut dhe hipa te muri i shtëpisë së tij”

“Në Amsterdam. Konsumova më shumë se ma përballonte trupi dhe më dukej sikur do vdisja”

“Isha në një vizitë familjare, ndërkohë që flisja, çdo 3 minuta më zinte gjumi”

“Më dukej vetja sikur isha në një videoklip dhe kërceja”

“Diarre dhe këputje”

“E shihja botën ndryshe dhe s’vija dot në vete”

“Një shoqe bëri foto me një pemë dhe përfundoi duke e shtyrë atë”

“Më doli shpirti nga trupi. Ulërisja sikur po vdisja. Traumë!”

“Bëra urinën te makina e burrit”

“Më kapi me paranoja. Më dukej sikur do të më përdhunonin”

“Kam ngrënë një kavanoz me Nutella pasi mbarova cigaren”

“Shumë panik dhe ankth”

“Më dukej sikur do më pushonte zemra”

“Po shikoja ndrra me sy hapur dhe kam kujtuar çdo moment nga fëmijëria”

“Qaja pa pushim, s’ndaloja dot”

“Jam bërë për spital 2 herë”

“Një herë me të qeshura, pastaj me paranoja”

“E provova një herë në gjimnaz dhe kisha provim. Hyra, mora 9”

“U bëra paranojake dhe doja të vrisja të dashurin”

“Më dukej sikur po fluturoja. Shihja të dashurin dhe më dukej si klloun. Qeshja me lot”

“Më pllakosi gjumi. Kur u zgjova, s’e mora vesh ç’po ndodhte dhe i kërkoja të dashurit përqafime”

“Në kalanë e Lëkurësit, natën. Më kapën paranojat dhe mendoja sikur kishte fantazma”

“Buzëqeshje idiote. S’e kisha veten në kontroll”

“Më dukej sikur isha në një skenë gjigante dhe fillova të këndoja”

“E paharrueshme. Sidomos seksi nën efektin e marijuanës”

“Një kek provova në Amsterdam. Më filloi aritmia”

“Më pyeste kamarieri se çfarë do merrja dhe unë isha futur poshtë tavolinës se më vinte shumë për të qeshur nga pyetja”

“Më erdhi për të vjellë”

“Filloi të më kapnin paranojat dhe ndieja sikur më bllokohej fyti”

“Piva me një shoqe në makinë, u zgjova në mëngjes në makinën poshtë shtëpisë së saj”

“Më dukej burri si gomar që fluturonte. Nuk pi më se s’e di ç’kafshë tjetër do shoh”

“Më kapi me paranoja dhe përfundova në spital”

“Më dukej sikur isha brenda një loje me anime”

“Ndeza kondicionerin dhe prisja 20 minuta se nuk ngrohte, se s’e kisha futur në prizë”

“M’u bë vendi i turbullt dhe s’mbaj mend gjë më vonë”

“Vetëm villja dhe më dukej sikur në kokë kisha një dragua që bënte zjarr”

“Më iku zëri. Sikur u trash dhe mezi dilte”

“Kam medituar. Ishte ndjesia më e mirë në botë”

“I bija me kokë derës së ballkonit, nuk e kuptoja që ishte e mbyllur”

“10 minuta në ashensor, dera hapur unë brenda me valixhe. Kisha harruar të shtypja butonin”
“5 goca, 1 cigare në ballkonin e hotelit, duke kënduar himnin kombëtar sepse përse jo”

“Sulm ankthi. Më i keqi në jetën time”

“Në koncertin e Maluma-s, fillova të mos merrja dot frymë”

“Vetëm qeshja dhe nuk ndaloja dot, më dhembin faqet pa fund, po s’ndaloja dot”

“Kisha dhimbjet e lindjes së djalit dhe kam pirë gjysmë cigare për t’u qetësuar”

“Fillova të qaja për gjyshin e ndjerë të shoqes”

“Burri im erdhi dhe lau enët, i qeshte gotës, u shkri”

Anabelmagazine