Pyetje 1 milion dollarëshe: Cila është veshja e preferuar e Sarah Jessica Parker në “Sex and The City”?

Sarah Jessica Parker është ikonë e serialit që bëri namin dhe vazhdon të pëlqehet shumë.

Shumë vajza e gra më shumë se për çdo gjë tjetër, e kanë ndjekur me vëmendje këtë serial sepse kanë rënë viktima të modës që u frymëzua nga protagonistet.

Pyetja 1 milonë dollarëshe ama është një dhe e vetme: Cilën veshje të Carrie Bradshaw ka të preferuar Sarah Jessica Parker? Zgjedhja sado e pamundur të duket, në fakt është zbuluar nga vet aktorja në një intervistë për “Entertainment Weekly”. Ajo pranoi se veshja që pëlqen më tepër është në seritë e fundit. Specifikisht bluza e bardhë me fund jeshil dhe xhaketën në ngjyrë gold.

“Është veshje shumë romantike dhe delikate. Unë brodha nëpër Paris me atë fustan dhe nuk ishte ajo mënyra sesi personazhi donte ta vishte fustanin”, ka shpjeguar Sarah.

Dhe kush e ka këtë veshje sot? Vanessa Bryant, bashkëshortja e të ndjerit Kobe Bryant, e cila e ruan në garderobë si një kujtim nga dashuria e saj e jetës. Verën e shkuar, ajo zbuloi se këtë fustan e mori dhuratë nga Kobe në 20-vjetorin e martesës së tyre./revistawho.com