Pyetet për tragjedinë në xhirimet e filmit, Baldwin sulmon gazetarin me çadër

Aktori i njohur hollivudian, Alec Baldwin, është filmuar nga kamerat teksa ka sulmuar me çadër një gazetar, i cili nisi ta pyeste atë me këmbëngulje në lidhje me tragjedinë e ndodhur në xhirimet e filmit “Rust”.

Ka qenë gazetari i New York Post, Jonathan Levin, i cili në llogarinë e tij në Twitter ka publikuar një video të një përplasje verbale me Baldwin. Sipas gazetarit, ai pa Alec dhe gruan e tij Hillary përpara shtëpisë së Woody Allen dhe vendosi t’i bënte disa pyetje aktorit. Levin ishte këmbëngulës në synimin e tij për të marrë përgjigje, megjithëse Hilaria vazhdimisht i kërkoi të qëndronte larg. Meqenëse Levin e shpërfilli kërkesën e saj, në një moment Baldwin vrapoi drejt tij me një çadër në duar.

“Nuk mund të na fotografosh para shtëpisë së dikujt”, ka thënë aktori, por gruaja e ka ndaluar për të sulmuar fizikisht gazetarin.

“A nuk e tërhoqi vërtet këmbëzën?” A besoni se arma ka qëlluar pa e tërhequr këmbëzën? A ishte vërtet një mosfunksionim?”, ka qenë këmbëngulëse gazetarja, por më pas në shtëpi kanë hyrë Aleku dhe Hilaria.

Marrë nga radaronline.com

(E.H/Dosja.al)