Pyetet për Fjolla Morinën, ish-burri i saj Fisnik Syla thotë: Kush është ajo?
Sipërmarrësi Fisnik Syla dhe këngëtarja Fjolla Morina ka tash e sa kohë që i kanë dhënë fund martesës së tyre.
Kjo e fundit pati një lidhje direkte me fansat e saj në Instagram të mërkurën, ku shprehu problemet me të cilat ishte ballafaquar muajve të fundit.
Ndërkohë ish-burri i saj ka realizuar një anketë me ndjekësit e tij në Instagram, ku i ka lejuar fansat të pyesin për gjëra të ndryshme lidhur me jetën e tij.
Një prej tyre i ka drejtuar pyetjen se “a janë të vërteta ato që Fjolla tha në lidhjen direkte me fansat”.
Me një përgjigje të shpejt dhe ironike, sipërmarrësi nga Gjilani iu përgjigj duke shkruar “Kush është ajo”.
Me këtë ai siguri deshi ta bëjë të ditur se ish-gruaja e tij, këngëtarja e njohur e skenës, nuk ekziston tashmë fare në mendjen e tij.
I njëjti ka publikuar një video në TikTok, ku shihet duke shijuar jetën e beqarisë në Belgjikë, atje ku jeton dhe vepron. /Telegrafi/