“Pyes Lotin” hiqet nga YouTube për herë të dytë

Në 19 janar, Elsa Lila shkroi në rrjetet e saj sociale “Kush duron, fiton”, duke postuar për herën e dytë këngën me versionin e ri, por sot kënga nuk gjendet më në YouTube.

Ende nuk dihet në qoftë se këtë herë ka qenë vendim i këngëtares ta heqë këngën nga YouTube apo sanksion i platformës sociale.

Versioni i ri është kundërshtuar nga kompozitori Valentin Veizi, çka në intervistën e parë ekskluzive për Euronews Albania u shpreh se do të vijonte “luftën” e tij për të mbajtur këngën “të pastër”, duke e cilësuar si njollë versionin e ri.

Kompozitori i njohur i bëri kërkesë RTSH-së që ta hiqte këngën nga çdo platformë, sepse sipas tij është denigruese dhe pa lejen e autorit.