“Putini më do të gjallë ose jo, unë do mbështes burrin tim”, gruaja e Zeleneskyt me koment të fortë
Një figurë e matur, gjithmonë përkrah bashkëshortit, heroinë e rezistencës ndaj pushtimit rus. Është fjala për Olena Zelenska, gruaja e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.
44-vjeçarja ka vendosur që të qëndrojë në Ukrainë së bashku me dy fëmijët e saj Aleksandra, 17 vjeçe dhe Kiril, 9 vjeç. Ata janë të strehuar në një vend sekret nga ku Olena vazhdon që të mbështesë bashkëshortin dhe popullin.
Që nga dita e parë që ka nisur ofensiva e Rusisë ndaj Ukrainës, 44-vjeçarja mbështet vendin e saj duke bërë postime në rrjetet sociale. Zonja e Parë e Ukrainës tregon se çfarë po ndodh aktualisht atje.
“Unë jam Olena Zelensky, jam gruaja e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky. Ne u martuam në 2003-shin. Vajza jonë lindi në 2004 dhe djali në 2013.
“Unë jam një shkrimtare dhe një arkitekte. Dhe jam jo e sigurtë për jetën nga zoti Putin”, është një postim i saj i bërë së fundmi.
Në postime të tjera, Olena tregon se si e mbështet popullin e saj: “Unë nuk do lë të më zërë paniku ose të lotoj.
“Do jem e qetë dhe e sigurt. Fëmijët më shikojnë dhe unë do të qëndroj pranë tyre dhe pranë burrit tim. Por edhe pranë jush. Ju dua dhe dua Ukrainën”.