Puthje në shtrat! Marina Vjollca dhe Getoar festojnë përvjetorin e martesës me pamjet intime

Kanë kaluar 3 vite që nga momenti kur Marina Vjollca dhe Getoar kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre disa vjeçare.

Dhe çifti vazhdojnë të ruajnë dashurinë e tyre si në ditën e parë.

Për të festuar përvjetorin e martesës, moderatorja dhe reperi postuan momente intime në rrjetet sociale.

Marina Vjollca publikoi një video në shtrat me Getoarin, ndërsa ky i fundit e puth në qafë.

Ata janë përfolur disa herë për ndarje, madje nuk kanë munguar as thashethemet që reperi është shumë xheloz dhe tentoi që ta mbante larg moderimit.

Megjithatë, dita-ditës çifti tregojnë se janë shumë të lumtur bashkë dhe se dashuria e tyre i ka mbijetuar krizave në marrëdhënie.

View this post on Instagram

Happy anniversary to us ❤️

A post shared by MARINA VJOLLCA (@marina_vjollca) on

“Gëzuar përvjetorin,”– shkroi Marina Vjollca, krahas videos.

Moderatorja dhe reperi kurorëzuan dashurinë e tyre në një dasmë madhështore të organizuar në Gjirin e Lalzit.

Me mbi 300 të ftuar, midis tyre edhe personazhe të famshëm, ajo u konsiderua si “Dasma e Vitit”.

/Panoramaplus.al