Puthje në publik, Avril Lavigne konfirmon romancën me Tyga pas ndarjes nga Mod Sun
Avril Lavigne ka konfirmuar romancën e saj me Tyga të hënën u puthën në buzë në festën Mugler x Hunter Schafer gjatë Javës së Modës në Paris.
38-vjeçarja dhe reperi u puthën për herë të parë në publik. Çifti u panë së bashku javën e kaluar, ku pozuan para kamerave. Ndërkohë këngëtarja është ndarë pak kohë më parë nga i fejuari i saj Mod Sun.
Ata ndanë rrugët e tyre javën e kaluar pas një romance dyvjeçare.
Përfaqësuesi i tij informoi Page Six ai dhe Avril “ishin fejuar 3 ditë përpara ndarjes”.
Pas ndarjes, këngëtarja u pa duke darkuar me Tyga dhe miqtë, dhe më pas duke u përqafuar me reperin përpara se të laroheshin me të njëjtën makinë.
Ish-çifti kanë pasur probleme muajt e fundit, duke e ndarë dhe rikthyer disa herë, përpara se t’i jepnin fund marrëdhënies së tyre përgjithmonë