Puthje në buzë dhe unazë në gisht, Seldi Qalliu sapo na prezantoi të dashurën e re në ditën e saj të lindjes: Të dua shumë

Këngëtari i njohur shqiptar, Seldi Qalliu, prej vitesh është komentuar për jetën e tij private.

Artisti, i cili fillimisht u bë i njohur për publikun pasi mori pjesë në “Big Brother”, përflitet shumë për pamjen e tij të jashtme.

Pas lidhjes që krijoi në “Big Brother”, ai u fejua me Dafina Zekën dhe më pas me këngëtaren Mimoza Shkodra.

Dy vite pas ndarjes me këtë të fundit, duket se këngëtari ka gjetur një dashuri të re.

Ai ka zgjedhur një ditë të veçantë për ta prezantuar me publikun vajzën që i ka vjedhur zemrën.

Këngëtari nuk është kursyer me postimet në këtë ditë të rëndësishme, pasi në llogarinë e tij në Instagram ka postuar foto dhe video të ëmbla nga festa e 22-vjetorit të bukuroshes.

Krahas fotos ku shkëmbejnë një puthje në buzë, Seldi i bën urimin special të dashurës së tij, e cila quhet Sindi.

“Edhe 100 zemra ime, të dua shumë”, ka shkruar ai.

Por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte unaza në gishtin e Sindit. Megjithatë, nuk dihet nëse kjo tregon se dyshja i ka dhënë fund beqarisë, apo është thjesht rastësi.

/Panoramaplus.al