Puthje me të dashurën në tribunë, ja si e feston Uzuni tripletën e parë në Spanjë
Myrto Uzuni ishte protagonisti kryesor në fitoren 3-0 përballë Vijareal II, duke shënuar një tripletë, por vëmendjen më të madhe e mori një tjetër veprim i shqiptarit.
Sulmuesi i Kombëtares, pas golit të tretë, vrapoi drejt tribunave dhe i dha një puthje të dashurës së tij, Uarda Hysenit, e cila ndodhej në shkallët e stadiumit duke ndjekur sfidën nga afër.
Kjo puthje mori një vëmendje të madhe të mediave spanjolle, duke e cilësuar si një nga festimet më të bukura në Spanjë.
PANORAMASPORT.AL