Puthje e përqafime, pushimet e nxehta të Lionel Messit dhe bashkëshortes së tij në jahtin luksoz

Lionel Messi po shijon pushimet romantike me bashkëshorten e tij Antonela Roccuzzo dhe fëmijët në Ibizia.

Futbollistit iu është bashkuar edhe shoku i skuadrës, Luis Suarez së bashku me familjen e tij.

Ylli argjentinas u fotografua në krah të bashkëshortes teksa putheshin e përqafoheshin në një jaht luksoz.

Antonela Roccuzzo vuri në pah format e saj të tonifikuara trupore e veshur me bikini.

32-vjeçarja dukej mjaft seksi dhe joshëse në krahët e Lionel Messit.

Dy futbollistët u nisën për pushime pasi La Liga në Spanjë përfundoi javën e kaluar pas pezullimit për 3 muaj për shkak të krizës së COVID-19.

Luis, i cili iu bashkua Barcelonës në vitin 2014, shoqërohej nga gruaja e tij seksi Sofia Balbi, dhe fëmijëve të tyre, Delfina, 9-vjeç, Benjamin, 6-vjeç dhe Lautaro, 20 muajsh.

Sofia ekspozoi format e saj bombastike trupore me bikini teksa bënte not në oqean.

Dy çiftet duket se po kalonin një kohë të bukur nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

/Panoramaplus.al