Puthje dhe … Rita Ora në një marrëdhënie treshe, kapet në momente intime me regjisorin dhe aktoren e famshme
Vetëm pak kohë më parë u konfirmua se këngëtarja shqiptare Rita Ora ishte në një lidhje dashurie me regjisorin e njohur Taika Waititi.
Por detaje të reja kanë dalë në dritë. Duket se ylli i popit po përjeton një lidhje treshe pasi u fotografua në momente intime me regjisorin dhe aktoren Tessa Thompson.
Në imazhet e publikua nga Daily Mail treshja duken shumë të afërt.
Në foto Taika Waititi shihet duke puthur Rita Orës dhe më pas aktoren. Ndërsa në një tjetër imazh, këngëtarja shqiptare u fotografua duke u puthur me Tessa Thompson, teksa qëndronin në krahët e regjisorit.
Sipas Daily Mail, ata kanë kaluar një mbrëmje në shtëpinë e regjisorit duke festuar.
Aktorja ndodhet në Australi për të xhiruar filmin “Thor: Love and Thunder” me regjisor Taika Waititi. Në vitin 2018, ajo zbuloi se i pëlqejnë burrat si edhe gratë, megjithëse nuk pranoi që ta etiketojë veten si biseksuale.
Ndërkohë Rita Ora dhe regjisori dolën publikisht si çift në fund të prillit pasi u paraqitën në premierën e “RuPaul’s Drag Race Doën Under”.
Waititi ka dy vajza me regjisoren Chelsea Winstanley, kurse këngëtarja më parë ka qenë në një romancë me Calvin Harris dhe kantautorin Andrew Watt.
/Panoramaplus.al