Puthja në buzë me aktorin Agim Qirjaqi, flet Xhepa: Nuk është e vërtetë
Skena puthjes në buzë me aktorin e madh Agim Qirjaqi ne filmin “Misioni përtej detit tregon më shumë për karakterin e vejushes greke shprehet aktorja e madhe Margarita Xhepa në emisionin “Living Room”. Ajo theksoi se skena e puthjes në fakt është diçka krejtësisht profesionale dhe teknike.
Bruna: Paska pasur edhe një puthje në buzë
Margarita: Misioni përtej detit është një film më një skenar interesant, histori frymëzuese. Në këtë film kisha partner aktorin e madh Agim Qirjaqin, një aktor I cili ka lënë shumë pasuri artistike. Në këtë film kam punuar me shumë dashuri rolin e një vejushe greke e cila jetoj jetën, duke qënë në këtë vetmi pajtuar me një shqiptar të cilin nuk e mendon se është njeri negative duke u nisur nga sinqeriteti dhe me këtë sinqeritet e mbron me ato dy-tre fjalë përpara atij që e akuzon. Rol I këndshëm normal që kishte ato vijëzimet e tij por unë e kujtoj si një rol që e desha shumë.
Bruna: Ishin të vështira atëhere puthjet në buzë ?
Margarita: Edhe puthjet që bëhen tani janë thjeshtë lëvizje teknike, një lëvizje e cila nuk është nje puthje e vërtetë, aq me tepër ne që ishim një shoqëri. Për ne rëndësi ka të jetë roli në kokë nuk ka rëndësi të ndjesh diçka ose jo, duhet ta tregosh ashtu si e do roli me sinqeritet, mendje dhe shume dashuri.
Bruna: Dhe nuk gjykoheshin sepse ishin pjesë e filmit?
Margarita: jo përpara viteve 90 nuk ka pasur puthje nëpër filma. Pas viteve 90 filluan të realizoheshin sepse në fund të fundit nuk ka asgjë të keqe. Se po puthesh aty me një njeri nuk do të thotë se po e dashuron. Është thjeshtë roli./vizionplus.tv/