“Puthja e historisë”, më i miri i të gjithë kohërave, mediat “pagëzojnë” mbretin Nadal
Ky edicion i Australian Open do të kujtohet gjatë, do të kujtohet fillimisht për skandalin Novak Djokovic, por mbi të gjitha do të kujtohet për rekordin unik të vendosur nga Rafa Nadal. Në moshën 35-vjeçare, tenisti spanjoll fiton për herë të dytë në karrierë këtë turne të madh duke e dërguar në 21 numrin e çmimeve të mëdha të fituara, si askush tjetër më parë.
Nadal lë pas dy rivalët e tij më të mëdhenj, Djokovic dhe Federer, të dy të ndalur në kuotën e 20 çmimeve. Pak kohë më parë, Nadal po mendonte të linte tenisin por vendosi të qëndrojë duke arritur këtë rekord të veçantë.
Më i mirë i të gjithë kohërave, kështu e cilësojnë pjesa më e madhe e mediave botërore. “Puthja e historisë”, ishte një tjetër titull pikant, ndërsa të gjitha bashkohen në numrin 21, një numër që i jep statusin e më të mirit, të paktën deri më tani.
(BalkanWeb)