“Puthja e fëmijës në organet gjenitale, pedofili”- Pediatria bën apelin: Është dëmshme dhe e keqe
Pediatria Lira Gjika është shprehur se familjarët në mënyrë të pavetëdijshme po i bëjnë dëm fëmijët e tyre duke i puthur në organet gjenitale.
Ajo u shpreh se ngacmimi i fëmijëve në organet gjenitale është i dëmshëm dhe i keq. Ndërsa u shpreh se të rriturit duhet ta shikojnë fëmijën si një njeri më vete dhe duhet ti marrim leje për çdo veprim si edhe ti tregohet arsyeja e veprimit.
“Pedofilia është edhe brenda familjes. Ndodh edhe nga njerëz shumë të afërt. Edhe puthja që i bëhet në organ fëmijës natyrisht në mënyrë të pavetëdijshme, nuk u shkon mendja që po u bëjnë dëm dhe po e përdorin fëmijën, por vazhdon të jetë e zakonshme kur fëmija është i vogël. E prekin që nga gjyshërit, prindërit e të tërë. E ngacmojnë fëmijën në zonën gjenitale. Kjo është shumë e dëmshme dhe e keqe. Kjo tregon se i rrituri nuk e shikon fëmijën si një individ më vete, si një njeri më vete, nuk e respekton, çdo veprim që i duhet bërë fëmijët duhet ti merret leje ose duhet ti tregosh përse po e bën. Normalisht fëmija do të preket, do përkëdhelet, do i vendoset dora në shpatull por kur i shkulim veshin, kur i fusim një shpullë, është e njëjta gjë, i bën dëm fëmijës,”– tha ajo e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”.
Gjithashtu ajo bëri apel që fëmijëve të mos u thuhet pusho pasi në këtë mënyrë u mbyllim gojën.
Ndërsa theksoi se të rriturit fillimisht duhet të korrigjojnë veten dhe më pas të edukojnë fëmijët.
“Kur i themi pusho i mbyllim gojën. Kopshti dhe shkolla është vendi ku fëmija mëson të flasë, të organizojë mendimin, të zgjedhë fjalët. Nëse i rrituri flet me radhë edhe fëmija flet me radhë. Nëse i rritur nuk e përfill dhe flasin të gjithë përnjëherë edhe fëmija ashtu do sillet. Duhet të korrigjojmë veten. Duhet që ne të rriturit të marrim komandën e vetes sonë. Dhe jo ti themi fëmijës pusho ti se je i vogël, se jam unë. Fëmija nuk ka kohë,”– shtoi pediatria.