Puthi në buzë kolegun e “Fiks Fare”, jeta si i martuar e Devis Mukës

Gati një vit pasi u bë baba i vajzës Negin, aktori Devis Muka ka hedhur një tjetër hap në karrierën e tij në televizion, pasi ka marrë drejtimin e “Fiks Fare” bashkë me aktorin tjetër të njohur Dorian Ramalliu. Nata e parë të emisionit investigativ në “Top Channel” u shoqërua me shumë komente në media dhe rrjetet sociale, për shkak të puthjes në buzë mes dy aktorëve, që njihen për humorin e veçantë gjatë rubrikës “Pa limit” në “E Diell”. Por ndërkohë që Ramalliu është beqar, Devisi është i martuar dhe baba i një vajze. 32 vjeçari përjetoi ndjesinë e prindit për herë të parë, pas ardhjes në jetë të vajzës Negin, nga lidhja e tij disavjeçare me partneren, Nertila Teme, e cila nuk është pjesë e artit. Mesa duket Devisi ka gjetur personin e duhur në krah, përderisa ajo e kupton kaq mirë në punën e tij.