Pushimet pa adresë të Rozana Radit, këngëtarja bën diferencën me zgjedhjen e saj
Nuk ka foto plazhi, ushqimi, hoteli, shezlongu, rëre apo vale deti që të mos etiketohet në ‘Instagram’. Ky është një fenomen që ka prekur çdo njeri në ditët e sotme, i madh e i vogël, VIP apo njerëz me profil të ulët publik. Ekziston mania për t’i treguar gjithë botës destinacionin ku po pushojmë, çfarë po hamë, plazhet që preferojmë etj.
Këtë verë është dikush që ka bërë diferencën, duke bërë pushime ‘anonime’. Ajo është këngëtarja dhe aktorja Rozana Radi. Rozi aktualisht është duke pushuar me familjen e saj, por pa dhënë asnjë detaj se ku ndodhet destinacioni ku ajo po qëndron. Kjo ka ngjallur shumë kuriozitet jo vetëm tek ne, por edhe tek fansat e saj të cilët e pysin vazhdimisht për vendodhjen e saj, shkruan Who. Sipas politikës së ditëve të sotme në ‘Instagramit’ kuptohet që Rozi ka paguar gjithçka dhe nuk ka pse i bën reklamë as hotelit ku po qëndron apo të ‘japi mend’ për lokacionin ku po pushon.Nga fotot që ajo poston në rrjetet sociale shihet se këngëtarja po kalon ditë të bukura dhe kaq mjafton. U shtofshin pushimet pa adresw.