Pushimet ndryshe të Leonora Jakupit, në vend të plazhit ajo…
Në rrjetet sociale shohim shumë fytyra publike të cilat kanë mësyrë bregdetin. Në këto ditë korriku, plazhet e jugut të Shqipërisë, ato të Greqisë, Turqisë e edhe më tej janë një zgjedhje e duhur për t’i kaluar ditët e verës. Por, Leonora Jakupi vepron ndryshe! Këngëtarja e njohur është gati të bëhet pothuajse banore rezidente e Brezovicës, ku ka një vile, shkruan Prive. Ajo as përgjatë muajve të nxehtë ka zgjedhur bjeshkën për të kaluar kohë të lirë, siç vepron në vjeshtë, dimër e pranverë. Në këto ditë relaksi në malet e Sharrit, Leonora po shoqërohet nga mikesha të saj.