Pushimet e para romantike të Klaudia Pepës pas divorcit, balerina i jep drejtim të ri jetës në Itali
Dy vite pas divorcit nga koreografi, duket se kanë mjaftuar që balerina Klaudia Pepa të provojë një fillim të ri. Dihet tashmë që balerina e njohur jeton në Itali, aty ku po vazhdon karrierën e saj. E pas ndarjes me koreografin, Albi Nako nuk kemi dëgjuar asgjë rreth saj, sa i përket jetës private. Por flitet se kemi të reja.
Në foto Klaudia shihet e shtrirë për tokë, teksa një djalë i ka kapur këmbën, një foto që nënkupton se ky djalë i ka rrëmbyer jo vetëm zemrën dhe trupin. “Më ndihmoni”, ka shkruar Klaudia pranë fotos, ndërsa komentuesit kanë nisur menjëherë me ta pyesin nëse djali në foto është i dashuri i saj. Natyrisht që të gjithë presin me padurim deklaratën e saj. Tre vite pasi u rrëmbeu zemrën italianëve në “Amici”, Klaudia Pepa u kthye vitin e kaluar në Shqipëri si moderator e “Kënga Magjike”. Prima balerinën e “Tv Klan”, e cila po surprizon profesionistët me performancat e saj në “Amici” të “Mediaset” është active në Instagram. Po si e përshkruan ajo karrierën nga primabalerina e “Tv Klan” tek “Amici” dhe famën në Itali?”
Kjo është një fazë e re e imja, me një dimension më të madh artistik, ishte koha të bëja një ndryshim, të provoja veten time jashtë Shqipërie, të provoja talentin tim përbalë talenteve të Italisë. Më eci mbarë dhe falënderoj Zotin, që sot bëj edhe një jetë shumë më të mirë. Shpesh poston në Instagram foto ku duket një ikonë mode me stilin e veshjes. Është jeta e saj realisht një “bella vita”? “Më pëlqen ta them që jeta ime është një “bella vita”. Po është e tillë. Përveç stërvitjes sime, angazhimeve dhe eventeve të ndryshme të baletit, jam duke studiuar edhe për aktrim dhe shpresoj që në një të ardhme të jem në ekranin e madh. Më pëlqen shumë kinemaja”, tregon ajo.
Rrëfimi i KLaudias: Unë besoj ende në dashuri, familje s’ka plan të krijoj për momentin
Po a ka një shans që ajo të rikthehet në televizionin ku punon ish-bashkëshorti Ani Nako?
“Nuk kemi diskutuar për detaje të tilla… Jemi në marrëdhënie të qeta dhe mirëkuptuese. Nuk besoj se do të rikthehem në televizion si balerinë. Po ku i dihet një program i imi? Një program kërcimi? Një bashkëpunim me “Tv Klan”? Deri atëherë nuk i dihet!”.
Si i përgjigjet ajo pyetjes: “Je e lumtur nën lëkurën tënde?”
“Po, ndihem e lumtur padyshim. Bëj punën që dua, jam e rrethuar nga njerëz që më duan. Çdo gjë më ka shkuar mbarë, pse mos të jem e lumtur? Edhe në idealen e fizikut, jam akoma në format e duhura.”
A beson ajo ende te dashuria dhe a do të ndërtojë sërish familje?
“Unë besoj shumë në dashuri, Familje për momentin jo, karrierë me siguri.
Në lidhje me jetën që bën në eventet ndërkomnbëtare, ajo thotë se pjesa më e veshtirë është që ndodhet larg familjes së saj./Panorama Plus