Pushimet e ëmbla të Dj Sardit, artisti publikon fotot e rralla me të birin
Disa muaj më parë Dj i njohur shqiptar Sardi Shehu dhe partnerja e tij Jonisa Sinorukaj, u bënë prindër për herë të parë duke mirëpritur në jetë djalin e tyre Zais Denzel Shehu.
Artisti është përpjekur të jetë goxha hermetik në lidhje me jetë ne tij personale të cilën nuk e ekspozon shumë në rrjetet sociale dhe më shumë sjell për ndjekësit e tij imazhe nga jeta profesionale. Mirëpo ditën e sotme Sardi ka shkrirë zemrat e të gjithëve me foton e fundit ku shfaqet me djalin e tij në breg të detit.
Kështu Sardi ka treguar se po shijon disa ditë relaksi me familjen e tij, pas një sezoni të ngarkuar me punë.
Në një intervistë të dhënë më herët, Sardi tregoi edhe projektet e tij në aspektin professional dhe angazhimet jashtë vendit. Duke folur për kohën që i merr puna, ai shprehu se e gjithë barra për të rritur djalin i ka rënë Jonisës.
“Jam pak i ngarkuar, e gjithë barra i ka rënë mamasë. Edhe mërzitet ndonjëherë sepse shumicën e kohës nuk jam, jam gjithë kohë në lëvizje. Por mundohem që atë kohën që kaloj në Tiranë ta kaloj me ata.”– tha Dj Sardi për “Jo Vetëm Modë.”
Djali i tij Zais është tashmë rreth 8 muajsh, dhe Sardi tregoi se edhe ai është mësuar me axhendën e babait të tij të cilit i duhet të udhëtojë në vende të ndryshme larg familjes.
“Zais është shumë mirë shumë i dashur, sikur e kupton që unë iki larg edhe sa jam në shtëpi nuk fle gjumë në orarin e vet do të lozi me mua. Më bozëqesh sikur më thotë “mos ik.”– tregoi Sardi.
Sa i përket planeve për një fëmijë të dytë, D ji njohur tha: Të them të drejtën unë kam dashur vajzë, mamaja donte djalë. Kur mora vesh që ishte djalë nuk u mërzita. Edhe një tjetër do e bëjmë, gocën do e bëj sesbën.