Pushimet e aktores së njohur me të dashurin e saj tërhoqën vëmendjen e të gjithëve!
Aktorja e serialit “Dashuri dhe prapësi” të cilin e ndiqni nga e hëna në të premte ora 17:00 në Tring, ka shkuar me pushime me të dashurin e saj arkitekt, Erdem Hamza. Destinaconi i tyre momentalisht është në Bodrum dhe duket se po ja kalojnë vërtetë shumë mirë. Lojrat e shumta që kanë bërë sëbashku kanë tërhequr edhe vëmendjen e medias ku janë shkrepur edhe shumë foto, të cilat kanë treguar se sa të kënaqur dhe të dashuruar janë me njëri-tjetrin.
Seriali që e ka kthyer aktoren në sensacionin e Instagram është pikërisht ai i “Dashuri dhe Prapësi” në Kanal D Drama. Aty, Birce shfaqet e në rolin e Sinemit, një neurologe e zonja, vajza e një familjeje të pasur nga Stambolli, dhe Aliu, i suksesshëm në fushën e marketingut, djali i një çifligari të kamur në Urfa.
Të dy vendosin t’i japin fund martesës së tyre 10-vjeçare, edhepse duhen ende marrëzisht. Por në mes tyre hyjnë prapësitë e panumërta të djalit të vogël, i cili përpiqet me mish e me shpirtqë prindërit e tij të mos ndahen…/revistawho.com