Pushime ferri! Hajdutët hynë në shtëpinë e pushimit të futbollistit italian, vjedhin sende me vlerë 2.5 mln paund (FOTO)

Policia në Ibizia është në kërkim të personave që dyshohet se kanë vjedhur sende me vlerë mbi 2.5 milionë paund, në shtëpinë e pushimit të yllit të Paris Saint-Germain, Marco Verrati.

“The Sun” shkruan se hajdutët kanë hyrë në pronë në orët e para të mëngjesit të së dielës, teksa futbollisti i famshëm dhe familja e tij ishin jashtë. Përveç parave cash, ata thuhet se kanë marrë edhe ora e bizhuteri të shtrenjta.

Ngjarja në fjalë u raportua në polici të dielën dhe po hetohet nga Civil Guard, megjithatë deri tani ende nuk ka dalë dikush që të japë një koment rreth saj.

Sipas “The Sun”, shtëpia e Verratit besohet që të jetë në Cala Jondal në jug të Ibiza-s, aty ku Princi William dhe Kate Middleton kanë shijuar disa ditë pushime në banesën e xhaxhait milioner të Dukeshës.

Nga ana tjetër, ende nuk ka asnjë koment zyrtar nga futbollisti italian, i cili gjithashtu nuk ka publikuar asnjë foto apo video nga këto pushime në rrjetet sociale.