Punonjëset e s*ksit bien në krizë pas pandemisë: “Nëse nuk i takoj për 6 muaj klientët do më harrojnë”

Klubet e striptizmit janë një nga aktivitetet që vazhdojnë të jenë të mbyllura për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe ruajtjes së distancimit social.
 
Së fundmi, “BBC” ka raportuar se nga frika për shëndetin e tyre, shumë punonjëse seksi janë duke i ofruar shërbimet e tyre në internet me klientët, por janë të shqetësuara se sa do të vijojë pandemia.
 
Estelle Lucas është një eskortë që ka punuar për 10 vite në Melburn. Ajo ka disa muaj që e ka ndërprerë punën dhe ka frikë për të ardhmen e kësaj industrie.
 
“Nëse nuk punoj për 6 muaj, shumë nga klientët do të më harrojnë. Unë nuk mund t’i kontaktoj klientët e mi dhe thjeshtë të flas me ta. Kjo nuk funksionon në industrinë time. Ne duhet të ndërtojmë intimitet dhe kjo thjeshtë nuk është e mundur në mjedisin aktual”, ka thënë ajo.