“Punoja si pastruese, sot kam në dorë një ‘Oscar’/ Mbretëresha e re e Hollywood-it tregon historinë personale

Olivia Colman është bërë mbretëresha e re e Hollywood-it pasi mori çmimin e aktores më të mirë në garën e 91-të të Akademisë, këtë të diel për rolin e saj të Mbretëreshës Anne në filmin “The Favourite”. Aktorja britanike ishte super e entuziazmuar kur pranoi çmimin, ndërsa mbajti një fjalim frymëzues. “Çdo vajze të vogël që po praktikon fjalimin e saj për në televizion, nuk i dihet kurrë! Punoja si pastruese dhe kalova shumë kohë duke e imagjinuar këtë”, tha 45-vjeçarja. “Daily Mail” shkruan se teksa ajo filloi të emocionohej dhe të përlotej, aktores iu bë me shenjë që të përfundonte fjalimin. Colman e mbylli duke ngritur dy gishtat lart për simbolin e paqes. “Është shumë stresuese. Kjo është e hatashme. Mora një Oscar”, tha 45-vjeçarja pasi emri i saj u shpall fitues./Panorama Plus