“Punoja kamarier”/ Dj PM vjen me një rrëfim prekës: Shita edhe telefonin për…
Me hyrjen e tij në Big Brother Vip Dj Pm u kthyer shpejt në një nga personazhet e preferuar të publikut teksa në sy binte thjeshtësia e modestia e tij, pa harruar edhe sensin e humorit. Në BBV Dj Pm arriti të gjente edhe dashurinë, ndërsa po shijon romancën me blogeren Sarah Berisha.
Por arsyeja që Dj Pm ishte kaq i përulur dhe mirënjohës mund të ketë lidhje me vështirësitë që ai ka kaluar në jetë.
Në një intervistë të fundit, Dj PM u shpreh se ka punuar edhe si kamarier, madje për të blerë pajisjet që i duheshin për të qenë Dj ka shitur edhe telefonin e tij, duke dëshmuar s ee ka nisur gjithçka nga zero.