“Punë në kohë pandemie”, Blendi Fevziu zbulon me disa foto se si do të vazhdojë ‘Opinion’
Ditët e fundit në vendin tonë, por dhe kudo në botë kanë qenë mjaft të vështira për të gjithë për shkak të virusit ‘Covid 19’.
Gazetarë, por dhe personazhe të njohur kanë treguar se si kanë kaluar këto ditë për ta.
Blendi Fevziu ka vendosur që emisionin e radhës ta zhvillojë në terren me qytetarët e ndryshëm.
“Punë në kohë pandemie. Sot në Tiranë”, shkruan Fevziu krah postimit të fundit ku duket se ka vizituar supermarketet, farmacitë etj.
Kujtojmë se një pjesë e programve televizive janë mbyllur, ndërsa ato që do të vazhdojnë transmetimin do të jenë me një numër të limituar prej 2 vetësh në një studio./revistawho.com