Puna, paratë dhe dashuria: Astrologu tregon çfarë kanë parashikuar yjet për muajin Mars
Astrologu Hygen Dauti ishte i ftuar këtë të premte në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” ku shpjegoi se çfarë kanë parashikuar yjet për këtë muaj. Cilat do të jenë shenjat më me fat?
Dashi
Marsi do të mbahet mend për Dashin. Nis një konkretizim planesh, një periudhë e mbarë energjike jo vetëm për ata por dhe për njerëzit e tjerë. Është një periudhë e mirë një periudhë e mirë për dashurinë, komunikimin duke qenë se Mërkuri dhe Venusi kalojnë nga Bricjapi në Ujor dhe komunikimi është i mbarë. Marsi do të jetë një muaj zgjimi, më i mirë se të tjerët.
Është një periudhë paska argëtuese, jashtë monotonisë dhe punës. Një muaj i bukur për t’u marrë me grupet shoqërore dhe me bashkëpunime. Për ata që janë në një punë, mund të kërkojnë që ta lënë pak mënjanë sepse dashuria dhe shoqëria do të kërkojë vëmendjen e tyre. Do të kenë kontrata të tjera lidhur me punë më të mira. Do të kenë pak liri por pastaj do të vijnë përgjegjësitë.
Binjakët
Do të marrin vendime serioze për jetën të paktën për ata që janë beqarë. Njohjet që kanë pasur përgjatë verës 2021 dhe tani në Mars kanë qenë lidhje afatgjata. Puna vazhdon të jetë mbi ngarkuese dhe nuk jep shpresa në lidhje me shplodhjen. Çdo gjë bie mbi supet e tyre. Janë në vitin e karrierës dhe duhet të lodhen dhe të punojnë që të kenë ngritjen që dëshirojnë.
Gaforrja
Ky muaj i nxjerr jashtë zonës së konfortit. Kanë një sukses të madh me botën jashtë me lëvizjet, me punën dhe me lidhjet me njerëz të huaj ose me njohjen e kulturave të reja. Janë më të lidhur me shtetet jashtë. Po dalin nga zona e rehatisë sa i përket aspektit familjar pasi po bezdisen nga situatat pak ngacmuese. Misioni i këtij viti është që të dalin nga rutina e përditshme dhe e kanë vendin jashtë këtë muaj dhe këtë vit.
Luani
Kanë qenë shumë vështirë me financat. Lajmet në këtë periudhë me financat do të jenë më të mira. Janë vonuar disa të ardhura që do të vijnë pas datës 21 kur nis sezoni i Dashit, fillon një energji e re dhe një vrull prej Luani. Një pikë kryesore janë të ardhurat, të cilat po vonohen por do të vijën. Do të ketë shpenzime dhe larje të borxheve dhe kredive. Do të jetë një periudhë e mirë dashurie nga fundi i muajit.
Virgjëresha
Është një një pozicion të vështirë këtë vit, por kemi një Hënë të plotë nga data 18, ku mund të sjellë fokusin, komunikime që kanë mbetur pezull me persona nga e kaluara. Ndihma e personave do të jetë gjatë gjithë marsit, do të jetë shumë të motivuar nga njerëzit. Ndodhen në pozicion të vështirë sepse janë në kundërshtim me Jupitetin-Peshk dhe do të kenë problematike lidhur me punën dhe me dashurinë. Me Hënë e plotë do të ndodhin shumë gjëra, tronditje, finalizime dhe qartësi mendore me dashurinë.
Peshorja
Duan të sundojnë botën si Putini se është viti i madh i punës së tyre. Janë të etur për të konkretizuar çdo plan që kanë në lidhje me karrierën. Duan që t’i nxjerrin frytet çdo gjëje. Ky do të jetë një muaj vendimtar për një punë më të mirë dhe jetë më të mirë, një ndërrim jetese. Ana e dashurisë është paksa në mes, kanë favorizim ata që janë tashmë të lidhur, të fejuar apo të martuar dhe jo ata që janë single.
Akrepi
Më në fund do t’i shohim pak më romantik dhe të ndjeshëm. Do të jetë një muaj ku do të thyejë barriera dhe janë më të hapur për dating, takime dhe propozime që lidhen me punën. Akrepët që merren me art pse me sport janë shumë më të favorizuar. Mund të jetë premtues për ata që kanë biznes dhe do të marrin një vrull. Pra është një muaj që favorizon promovimin.
Shigjetari
Do të bjerë në rehati totale gjatë muajit mars. Është në muajin e familjes. Do të ketë prurje të reja në familje dhe kjo lidhet me një beb ose me një kafshë shtëpiake. Do të jetë një periudhë komforti, do të bëjnë gjëra që i bëjnë të ndihen rehat. Gjatë këtij muaji nuk do të kenë aspak probleme dhe pengesa.
Bricjapi
Shenjat e Tokës do të bëjnë pak qejf gjatë muajit mars. Përgjegjësitë e mëdha vijnë nga fundi ndërsa fillimi niset me daljen, socializimin dhe komunikimin dhe për ata që nuk kanë folur për një kohë të gjatë me persona të rëndësishëm. Do të jetë komunikimi kryesor gjatë kësaj periudhe dhe lajmet që ata presin.
Ujori
Do të marrin një sasi të madhe parash këto kohë. Është një periudhë shumë e mirë financiare, investimi dhe biznesi. Ndërkohë nga ana dashurore, lidhjet dhe njohjet do të jenë me shpirtin binjak. Do të kenë një lidhje të fortë shpirtërore. Marsi sjell këtë mbarësi.
Peshqit
Këtë muaj sikur do të flasë pak “bomba”. Energji është shumë intensive, vëmendja është kudo por nuk po shohin asgjë konkrete. Vazhdon një lloj konfuzioni që deri më 21 Mars shumë gjëra do të shkojnë drejt arritjeve. Duke ecur në mënyrë konfuze do të marrin famën që duan dhe vëmendjen që duan. Pra kanë marrë vrullin dhe nuk po shohin as majtas dhe as djathtas.
abcnews.al