Puna nga shtëpia/ Deri në vitin 2021 ose përgjithnjë…
Ndërsa koronavirusi vazhdon të përhapet në të gjithë botën, shumë kompani po përballen me një të ardhme të aktivitetit të tyre që nuk ngjason aspak me atë të deritanishmin dhe po rishohin planet për kthim në zyra.
Disa punonjës nuk do të kthehen në zyrat e tyre të paktën deri më 2021, ndërsa të tjerë, mund të mos e shohin më kurrë zyrën e tyre.
Twitter, filloi gjithcka në mes të majit kur njoftoi se disa nga punonjësit e tij mund të punonin gjithnjë nga shtëpia. Dhe vetëm javën efundit, Google njoftoi se punonjësit e saj do të punojnë nga shtëpia deri në 2021.
“Unë shpresoj që kjo do t’ju ofrojë fleksibilitetin për të cilin keni nevojë për të balancuar punën me kujdesin për veten dhe të dashurit tuaj përgjatë 12 muajve të ardhshëm” shkruante presidenti i Google Sundar Pichai në një memo drejtuar punonjësve, një kopje të së cilës ka siguruar CNN. K
ëto vendime vijnë në një kohë kur kujdesi i fëmijëve, edukimi dhe shqetësimet e sigurisë vazhdojnë të rritet. Me shkollat dhe qendrat e kujdesit ditor të mbyllura, femrat janë goditur më rëndë nga recesioni pandemik sipas FMN dhe disa kompani po përpiqen të ofrojnë lehtësi. Por tashmë është e qartë se zyrat nuk do të duken njësoj për punonjësit që aktualisht punojnë nga shtëpia po planifikojnë të kthehen në 2021.
Përveç google, punën nga shtëpia deri në 2021 e kanë njoftuar edhe Universal Music Group, Warner Music Group, Sony Music, korporata Amazon etj. Ndërsa facebook, tëitter, square, shopify etj i kanë thënë tashmë punonjësve të tyre se mund edhe të mos kthehen më kurrë në zyra.
Top Channel