Pulovra me vija bardh e zi e Kate në videon e sëmundjes, paska pasur një mesazh të fshehtë!
Kate, Princesha e Uellsit, veshi një nga pulovrat e saj të preferuara në videon ku ndau mesazhin prekës të kancerit- dhe ekspertët thonë se kjo ka një kuptim të rëndësishëm. Sipas tyre, kishte një simbolikë të fuqishme pas kësaj përzgjedhjeje të 42 vjeçares.
Thuhet se Kate deshi në këtë mënyrë të tregonte se ajo është një “nënë me fëmijët në shkollë, një grua dhe një shtëpiake” përveç faktit që konsiderohet mbretëresha e ardhshme e Mbretërisë së Bashkuar.
Këtë pulovër, nëna e tre fëmijëve e kishte veshur më parë në momente të lumtura për të, përfshirë majin 2019 kur patën një udhëtim në udhëtim në St Andreës, ku lulëzoi lidhja e saj me Princin William si dhe prillin e vitti të kaluar, kur sërish u fotografua e veshur me të në një foto zyrtare të Princit Louis duke luajtur me një karrocë dore në Norfolk. Pulovra i dha Kate-t një pamje përditshmërie, që ishte vendimtare për narrativën që ajo synonte të përcillte.
Bordo