Publikuan videon duke kryer marrëdhënie në grup, 2 futbollistët spanjollë rrezikojnë 5 vite burg
Dy futbollistë spanjollë rrezikojnë të dënohen me 5 vite burg për filmimin e një video-je intime ku kryenin marrëdhënie seksuale në grup me një grua.
Antonio Luna dhe Serxhi Enrik publikuan videon provokuese në vitin 2016, teksa gruaja e re u lutet të mos e filmojnë dhe ta publikojnë skenën. Pasi u publikua në rrjet, video-ja u përhap në mënyrë virale duke skandalizuar të gjithë futbolldashësit.
Pavarësisht se të dy lojtarët kërkuan ndjesë publike, Prokuroria spanjolle e Gipozkuas nuk pranon të ndërmerret asnjë masë lehtësimi ndaj dy lojtarëve, por në pretencën e saj kërkon që Luna dhe Enrik të dënohen me 5 vite burg. Aktualisht, Luna aktivizohet në kampionatin spanjoll La Liga me Rajo Vajekanon, ndërsa në karrierë ka veshur fanellat e Seviljes, Veronës, Almerias, Aston Vilës, etj.