I publikojnë foto në çaste intime me këngëtarin, Ermal Meta shpjegon seksualitetin e tij

Ermal Meta prej disa ditësh është pjesë e rëndësishme në mediat italiane dhe ato shqiptare. Këngëtari shqiptar me origjinë nga Fieri kësaj here është bërë pjesë e mediave në Itali, pasi po akuzohet për një lidhje të mundshme me këngëtarin Fabrizio Moro. Corriere della Sera i ka kushtuar Ermalit një artikull ku ai shprehet aspak i shqetësuar rreth këtyre zërave, por duke mohuar se është homoseksual dhe për më tepër që ka një lidhje dashurie me kolegun e tij në duetin që fituan çmimin e parë të Sanremo, Fabrizio Moro.Pas një faqeje që u përhap në rrjetet sociale, ku duket Ermali në foto ilustruese me Fabrizion si të dashuruar, këngëtari shqiptar i ka mohuar zërat duke thënë se Fabrizion e do shumë por nuk ka asgjë përveç miqësisë me të. Për me tepër, Ermali është shprehur se i pëlqejnë femrat.Ermali shkruan në Twitter: Njerëz, ironizova vizatimet tuaja pa u ndjerë i ofenduar. Homoseksualiteti nuk është diçka për t’u ofenduar. Thjesht më pëlqejnë gratë, ashtu siç i pëlqejnë edhe Fabrizio-s. Nëse do të ndryshojë gjë, ju premtoj se do ta merrni vesh nga unë personalisht. Rroftë dashuria,”-përfundon këngëtari, fitues i Sanremos me këngën “Non mi aveto fatto niente”.  JOQ