Publikoi videon e së motrës, Dojna Mema i kthehet e revoltuar fanses që i krahasoi: Shprehja më injorante që ekziston është…

Edhe pse vitet kalojnë, duket se nuk do të shpëtojmë nga krahasimet që njerëzit na bëjnë në raport me të tjerët.

“Kë do më shumë, mamin apo babin,”- ka qenë dhe vazhdon të jetë një ndër pyetjet më të zakonshme që u bëhet fëmijëve.

Së fundmi, diçka e ngjashme i ka ndodhur edhe moderatores së njohur, Dojna Memës, e cila është revoltuar nga komentet që ndjekësit i kanë bërë.

Pasi publikoi një video të së motrës në llogarinë e saj në Instagram, një ndjekëse i shkruajti: “Oh, sa zë të ëmbël dhe të bukur ka! Mos u bëj xheloze, por është më e mirë se ti”.

Ndërkohë, Dojna, e cila nuk arrin ta kuptojë arsyen se përse duhet të bëhen këto lloj krahasimesh, shkruan: “Besoj se pas atyre që pyesin virgjërinë, vendin e dytë për injorancën e zënë këta që bëjnë krahasime me motër-motër, mam-gocë dhe komentojnë ‘Mos u bëj xheloze!’”

Në postimin e radhës në Instastory, moderatorja vazhdoi: “Ose shprehja më injorante që ekziston është: ‘Më mirë e oma se e bija’.”

/Panoramaplus.al