Publikoi fitimet marramendese të VIP-ave në “Tik Tok”, inxhinieri: Më kërcënuan
“Tik Tok” është kthyer në një nga rrjetet më fitimprurëse, ku shifra të larta qarkullojnë vetëm përmes publikimit të videove. Emra të njohur janë kthyer në “të pasur” vetëm fal këtyre fitimeve, këtu mund të përmendim Kozakun, Aleks Vishën apo Lulzim Jasharin dhe shumë emra të tjera.
Mirëpo, së fundmi, inxhinieri i robotikës, programuesi Dardan Demiri ka deklaruar se këta persona duhet të tatohen nga shteti, pasi fitojnë shifra marramendëse.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai u shpreh se i ka bërë llogaritë dhe i ka publikuar. Si pasojë, ka marrë edhe shumë kërcënime.
“Unë kam parë vetë Kozakun që ka dal me telefon në dorë ku ka treguar se sa ka fituar dhe shumë ‘Tik tok-er’ të tjerë që kanë dalë vetë për të treguar fitimet e veta. Dhe është një faqe në internet ku bëhen llogaritjet sesa fiton. Mirëpo, a janë të sakta fitimet? Nuk mund ta dish kurrë sesa po fiton saktë, se është pak e ndryshme, por përafërisht është e njëjtë. Kam pasur shumë persona që më kanë kontaktuar se më kanë thënë që po na merr bukën e gojës, por kam pasur edhe persona që më kanë kërcënuar, por unë nuk jam marrë me emra të përveçëm”, tha Dardani.
Ndërsa, përdoruesi i Tik Tok, Grines Fezollari deklaroi shumica e atyre që fitojnë e bëjnë për çështje morali dhe jo për para.
“Nga vetë aplikacioni, unë nuk i kam parë ndonjëherë hajrin që të fitojë më shumë se 1 mijë euro, por shifrat janë të frikshme.
Këta njjerëzit që fitojnë lekë në Tik Tok, më shumë fitojnë për sedër, jo për faktin se po duan lekë. Mbase bëjnë edhe kompromise dhe bëjnë drama me njëri-tjetrin për të fituar. Strategjia që unë kam përdorur është që nuk vdes kollaj, ndërsa këta personazhet e tjerë nesër mund edhe të zhduken dhe mund të mos kujtohen më”, tha ai. /abcnews.al