Publikohet video e Beatrixës duke u puthur me Donaldin, Alban Ramosaj nuk rri dot pa komentuar (foto)
Beatrixa dhe Donaldi pas spektaklit të së martes kanë diskutuar shumë gjëra bashkë dhe kanë shkëmbyer puthje. Një video është përmbledhur momentet më të bukura me familjarët dhe me Donaldin duke u puthur.
Kjo video është shpërndarë në profilin e Instagramit të Beatrixës e cila menaxhohet nga shoqja e saj. Nga komentet që mori nuk mungoi as ai i vëllait, Albanit, i cili i bëri komentin epik.
“Shpirt i paster”, shkroi ai në gjuhën angleze, duke treguar sërish që është përkrahje e madhe për motrën, e cila është në garë për të fituar çmimin e madh në ‘BBV’.
Kujtojmë se ajo është e nominuar për të premten bashkë me Donaldin dhe Einxhelin, dhe njëri nga të tre do të eleminohet.
Pas daljes së Dagz-it, Trixa dhe Donaldi janë sulmuar pasi nuk e shpëtuan nga zinxhiri i lojës. E pas atyre sulmeve ata kanë diskutuar me vete.
Beatrixa është ajo e cila i tha Donaldit se nuk i interesojnë aspak mendimet e të tjerëve dhe vetëm të jetë mirë me të. Donaldi dhe Trixa kanë diskutuar gjatë për Einxhelin dhe Ilirin.
Ai madje ka thënë se Iliri dhe Einxhel janë bosh brenda. Einxhel ka akuzuar Donaldin që ia ka ‘futur’ Dagz-it teksa pretendonte se e ka atë mik të mirë.