
Publikohet spoti i “Dua të të bëj të lumtur”, xhirimet u bënë në Toskana
Sot është publikuar spoti i ri i “Dua të të bëj të lumtur”, formati i “Top Channel” që do të nisë transmetimin në muajin janar. Sërish në drejtimin e moderatores Arbana Osmani, ky program premton surpriza, shkruan Who. Spoti i veçantë është xhiruar në Toskana dhe në qendër të tij është prezantuesja. Përgatitjet kanë nisur që tani për protagonistët, ndaj mbetet për t’u zbuluar vetëm data zyrtare e nisjes.