Publikohet për pak ditë biografia e Amy Winehouse: Ajo ishte një fëmijë normal…

Kanë kaluar 12 vjet nga vdekja e Amy Winehouse, por të dyja këngët me zërin e saj mahnitës, si hitet “Rehab”, “Back to Black“, “Tears Dry on Their Own “, si dhe modeli ikonik i flokëve të saj kombinuar me eyeliner-in janë ende në jetë!

Më 29 Gusht do të publikohet biografia e këngëtares me titullin “Amy Winehouese: In her words”, datë që përkon me ditën kur ajo do të mbushte 40-vjeç nëse do të ishte gjallë.

Kopertina e librit:

Për herë të parë në këtë libër do të ekspozohen shënimet personale të saj, poezitë dhe pjesë nga ditari i saj, bashkë me shumë foto që fansat nuk i kanë parë. Kjo biografi vjen si vepër e familjes së saj, më së shumti babait Mitch Winehouse me të cilin thuhej se kishin pasur raporte të tensionuara.

Amy me babain e saj:

Mitch tha më herët për “People” se njerëzit gjithnjë kanë dashur Amy-n e vërtetë.

“Ajo ishte një fëmijë i thkeshtë hebre që jetoi në Londrën veriore. Bëri kursin e aktrimit, e donte shumë gjyshen dhe gjithë pjestarët e familjes, sidomos të vëllain”, tha ai.

Sipas mediave të huaja, të ardhurat nga shitjet e librit do t’i shkojnë fondacionit që familja e saj krijoi në kujtim të saj, “Fondacioni Amy Winehouse” me qëllim informimin e të rinjve për rreziqet e drogës dhe alkoolit dhe mbështetjen e atyre që janë të varur prej tyre.

“Për Amy-n, këngët vinin natyrshëm. Ajo sikur kishte një dritë në trurin e saj që e bëntë të kompozonte këngë fantastike, apo edhe albume”, thotë i ati.

Mitch thotë ndër të tjera se kur e pyeste Amy-n si i shkoi ato këngë ajo vetëm i qeshte duke thënë: Hajde babi, të gjithë e bëjnë këtë!

Siç e përshkruan ai, Amy ishte modeste dhe shumë inteligjente! Por me gjithë këngët që la pas, Amy do jetojë përgjithmonë./tvklan.al