Publikohet lista e konkurrentëve të “L’isola dei Famosi”, po Ilir Shaqiri ku është?

Ilir Shaqiri, ish-fituesi i “Big Brother VIP Albania 1” dhe balerini me eksperiencë mbi gati 2 dekada, ka deklaruar së fundmi se do të bëhet pjesë e “L’isola dei Famosi”. Ky është reality show më i ndjekur në Itali dhe jo vetëm dhe duket një sfidë e vërtetë për të gjithë lojtarët VIP-at të cilët duhet të përshtatshen me kushte shumë të vështira natyrore duke përdorur mjete rrethanore.

Shaqiri duket një njeri që nuk i trembet vështirësive që vijnë me këto programe televizive, ku garuesit janë të izoluar dhe u duhet të përballen me presionin e njëri-tjetrit dhe publikut që i sheh nga ekrani.

Në një nga puntatat e emisionit “Më prit në fundjavë” ku Iliri ishte ftuar përgjatë muajit mars ai u shpreh: “Jemi në fazën finale, po mbyllen e diskutohen kontratat. Po diskutohet nëse do futem në fillim apo në mes të reality show”.

Epo, më në fund lista e konkurrentëve zyrtarë u publikua dhe emrin e balerinit të famshëm nuk e shohim askund!

Formati pritet të nisë në 17 prill dhe konkurrentët që do marrin pjesë në këtë format janë: Helena Prestes, Paolo Noise, Marco Mazzoli, Marco Predolin, Christopher Leono, Claudia Motta, Andra La Cicero, Gian Maria Sainato, Pamela Camassa, Corinne Clery, Fiore Argento, Cristina Scuccia, Nathaly Caldonazzo.