Publikohet kënga e re e Fifit me Fationin protagonist dhe klipi nuk duhet humbur

Më në fund kënga e shumëpritur e Fifit, ku ish-konkurrenti i Për’puthen, Fation Kuqari, është protagonist është publikuar.

Në fakt bëhet fjalë për dy këngë në një klip të vetëm, i cili mban titullin “Maniak i dhimbjes”. Dyshja shfaqet në momente romantike, duke u përqafuar, të shtrirë në shtrat dhe duke u puthur në faqe. Teksti i këngës e cila zgjat 6 minuta është shkruar nga Fifi dhe ka si temë qendrore lëndimin nga dashuria. “Prap e gjej veten duke menduar për të, mu ka bo rutinë edhe dhimbja. S’po më bën përshtypje sen. Dikur më ke dhon kënaqësi, më ke dhon inspirim, je kon muzë, e sot e nij që kam degradu. S’kam limit s m;ke bo qysh ke dasht., m’ke lon vet kur ke dasht, e qysh ke dasht ti. Pasha frymën e dashnisë që e kam, n’çdo njeri tjetër ke me m’lyp. T’premtoj“.- thotë Fifi në hyrje të këngës.

Ndonëse ka vetë pak minuta që është lançuar, duket se kjo këngë po pëlqehet shumë pasi komentet pozitive janë të shumta. Ndonëse të gjithë e dimë se ish-konkurrenti i Për’puthen Fation Kuqari është protagonist në klipin e ri të këngëtares, përsëri fansat kanë dyshime se ata mund të jenë në një lidhje. Para se të publikohej kënga, në rrjetet sociale ata kanë publikuar disa foto të shkëputura nga videoklipi ku duken të shtrirë në një shtrat dhe mjaft të afërt me njëri-tjetrin. Kjo gjë i ka shtuar edhe më shumë dyshimet. Mirëpo, Fifi i ka mohuar gjithnjë këto zëra duke thënë se ajo dhe Fationi janë thjesht miq.

/News31