Publikohet kënga e botërorit Rusia 2018, Era Istrefi dominon refrenin

Është publikuar kënga e shumëpritur e botërorit të futbollit, që do të mbahet në shtetin rus. Era Istrefi, Will Smith dhe Nicki Jam kanë bashkuar forcat për të sjellë këngën e ngjarjes më të madhe të futbollit. “Live it Up” është një këngë me ritme verore, e cila i përshtatet pikërisht një gare futbolli. Projekti është prodhuar nga super producenti, Diplo. Këngëtarja shqiptare këndon në gjuhën angleze, kurse në refren spikat me zërin atraktiv duke dominuar në tërësi këtë projekt, shkruan Telegrafi. Theksojmë se kënga do të ekzekutohet në natën finale të botërorit, e cila besohet se shikohet zakonisht mbi dy miliardë njerëz. Ky është suksesi i radhës i madh për Era Istrefin, e cila krijoi njohje ndërkombëtare me projektin “BonBon”.

Era-Istrefi-2