Publikohet karta që duhet të mbajnë njerëzit pas vaksinimit: “Mbajeni gjithmonë në çantë ose portofol”

Miliona personave në Britani do t’u dorëzohet një kartë vaksinimi anti-Covid-it, e cila do të provojë që e kanë bërë vaksinën dhe që do të duhet ta mbajnë gjithmonë me vete.

Sot është publikuar edhe karta e pacientëve që ndër të tjera do të ketë një hapësirë të detajuar, me emrin e vaksinës, numrin e saj dhe datën kur është injektuar.

Sipas “DailyMail” ne kartë do të jetê e shkruar me shkronja të mëdha: “Sigurohuni që ta mbani në çantë ose portofol”, pasi do të jetë e rëndësishme sidomos për të lëvzur dhe udhëtuar.

Personat e parë që do të vaksinohen nga “Pfizer” në Mbretërinë e Bashkuar janë personat mbi 80-vjeç, mjekët dhe punonjësit e shtëpive të kujdesit, përfshirë edhe Mbretëreshën me bashkëshortin e saj. Vaksinimi do të fillojë javët e ardhshme, me 40 milionë doza që pritet të vijnë.

/News31