Publikohet foto e Atdheut shumë i afërt me një vajzë tjetër

Konkurrenti i “Përputhen”, Atdhe Xheravina është njëri nga më të diskutuarit në format.

Me shpejtësi të madhe së fundmi qarkulloi një fotografi e tij afër me një vajzë tjetër, dhe të shumë ngrenë pikëpyetje se kush është vajza dhe çfarë raporti kanë ata të dy. Për më tepër në foto është vendosur një mbishkrim “Të dua”, në gjuhën angleze.

Në fakt kjo nuk është hera e parë që Atdheu përflitet për një lidhje jashtë “Për’puthen”. Fillimin e këtij muaji, qarkulloi një video e tij ku shfaqej në një pishinë të mbyllur, shumë pranë një vajze.

Atdheu sqaroi më tej se videoja kompromentuese e çiftit në pishinë ishte në fakt pjesë e një reklame që ai kishte realizuar, të cilën e ndau edhe me ndjekësit në InstaStory. /Prive.al