Publikohet dokumenti që zbulon identitetin e bashkëshortit të Egla Cenos
Egla Ceno deklaroi pak ditë më parë se është e dashuruar dhe se dikush e pret jashtë.
Deklarata e saj ngjalli kuriozitet dhe aludime të shumta në media. Prej javësh ka qarkulluar një dokument që tregon se në gjendje civile aktorja rezulton e martuar.
Sakaq sot, “Kryefjala.com” ka publikuar foton e dokumentit nga regjistri elektronik që është i vitit 2008, pra deri në këtë datë Egla rezulton e martuar në gjendje civile me një djalë me emrin Françesko.
Megjithatë, nuk dihet nëse Egla vazhdon ende të jetë e martuar.
Ditën e sotme, Ronaldo Sharka në “Wake Up” tha se e njeh partnerin e Eglës dhe se merret me muzikë.
“Po ka një partner. Nuk do them emra se është e drejta e tyre ta bëjnë publike apo jo. Është artist, merret me muzikë. I lezetshëm, është interesant.”– u shpreh ai.
classlifestyle